Vlorë, grabitet arka e komunës Hor Vranisht
Zyrat e komunës Hor Vranisht, në rrethin e Vlorës kanë qenë objekt i një grabitjeje të ndodhur mëngjesin e ditës së premte. Sipas policisë grabitësi i maskuar dhe i armatosur detyroi financiaren të hapte kasafortën duke marrë paratë që ndodheshin brenda saj ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur.

Grabitësi mori peng financieren, duke e lënë të lirë pas vetëm 600 metrash rrugë.Policia ka lëshuar një aksion të gjerë për kapjen e grabitësit, i cili është ende i paidentifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori