Vlorë, digjet makina e shefit të policisë bashkiake
Digjet makina e shefit të policisë bashkiake të qytetit të Vlorës. Rreth orës 01:10 të natës së mbrëmshme në lagjen “Isa Boletini” dy persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së drejtorit të policisë bashkiake Ardian Veliu.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa dy autorët duke përfituar nga errësira janë larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë e motiveve të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2011, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori