Vlorë, digjet banesa, evakuohen banorët
Një godinë është përfshirë nga zjarri gjatë pasdites së sotme në qytetin e Vlorës duke rrezikuar banorët e dy pallateve aty pranë. Sipas policisë së këtij qyteti banesa ndodhej mes dy pallatesh në rrugën “28 Nëntori”.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë evakuar banorët e dy pallatave si dhe janë përpjekur të lokalizojnë flakët. Akoma nuk janë mësuar shkaqet e zjarrit por kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 30/12/2011, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori