Vlorë, automjeteve të rektorit u vënë flakën (FOTO-LAJM)

Automjeti personal i rektorit dhe ai i institucionit të Universitetit “Ismail Qemali” janë gjetur të djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që rektori Qarri është shprehur se nuk ka konflikte me askend.

“Une kam bere detyren time dhe jam ne mandatin e dyte me nje votbesim unanim te stafit akademik. Nuk besoj se kjo ngjarje e shemtuar te mund te lidhet me detyren qe bej. Nuk me shkon mendja askund, une di se si e kam bere detyren dhe jam person i njohur ne qytet dhe nuk kam pasur asnje rast qe te jem ndier i kercenuar apo te jem ndjere ne presion”- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori