Vlorë, arrestohet mjeku ligjor
Policia e qytetit të Vlorës prangosi mëngjesin e sotëm një mjek ligjor, nën akuzën e mitmarrjes. Burime policore lokale bëjnë të ditur se arrestimi i 53-vjeçarit Arjan Veshi u krye pas denoncimit të dy civilëve.

Sipas burimeve, Veshi u kishte kërkuar atyre para në këmbim të një ekspertize mjeko-ligjore. Ai u arrestua në flagrancë. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2013, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori