Vlorë, arrestohen grabitësit e bankave
Shtatë persona të akuzuar për grabitje bankash dhe lojërash fati janë arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë së mërkurës. Në pranga kanë rënë Armando Petref Dumani, 30 vjeç Sokol Ilmi Dhima, vjec 23 Arlind Astrit Hitaj vjec 27; Arbër Qemal Katiaj, vjec 28: të katërt banues në Vlorë.

Shtetasit e mesiperm rezulton te kene kryer disa grabitje nga viti 2010 duke sulmuar banka dhe lojëra fati. Ata dyshohen te jene autore te grabitjes se 5 qendrave te lojërave te fatit dhe dy banka. Sipas policise ata rezultojne te jene autore edhe te vjedhjes se ndodhur ne daten 8 mars ne nje filial banke, ku mbeti i plagosur edhe roja i sigurise se bankes.


Gjithashtu eshte bere ndalimi i shtetasve Ermir Gramoz Merkollari, 24 vjeç, Endri Novruz Rrokaj, 26 vjeç, Bledar Elmaz Aliko, 27 vjec të tre banues në Vlorë. Nga hetimet deri në këtë fazë ka rezultuar se këta 3 persona kanë qënë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale duke i ndihmuar në kryerjen e krimeve të mësipërme ne rolin e shoferave dhe te vezhgimit te ambienteve qe do te grabisnin. Atyre u jane gjetur arme, maska dhe mjetet qe kane perdorur per grabitje. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori