Vlorë, zjarr në një fabrikë prodhimesh plastike
Albeu.com
Ngjarja e ndodhur në Panaja të Vlorës është bërë e ditur nga burime të policisë lokale në orët e vona të mbrëmjet.Një fabrikë prodhimesh plastike-hidrosanitare në Vlorë është përfshirë nga flakët e zjarrit duke shkaktuar një dëm deri në 80 milionë lekësh. Ngjarja e ndodhur në Panaja të Vlorës është bërë e ditur nga burime të policisë lokale në orët e vona të mbrëmjet. Sipas këtyre burimeve zjarri i rënë në fabrikën që prodhonte objekte plastike-hidrosanitare ka rrezikuar jetën e banorëve përreth.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin në fabrikën e prodhimeve plastike-hidrosanitare vetëm pas një ore. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të këtij incidenti i cili ka shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme, por blutë dyshojnë se shkaku ka qenë një shkëndije elektrike. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 28/05/2008, ora 08:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori