Vlora probleme me hashashin, Drejtuesit e policisë: Nuk bëhen hetime
Strukturat vendore të policisë në Vlorë u kritikuan për dobësi në luftën kundër kanabisit në qark.

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Renda Niko Brahimaj tha se në Vlorë ka mangësi të shumta në zbatimin e strategjisë anti-kanabis që nga mungesa e pajisjeve dhe deri te mungesa e hetimit proaktiv.

Sipas Brahimaj nuk po zbatohen mënyra të hetimit special dhe se nuk mund të quhet sukses asgjësimi i bimëve në fazën e fundit, por duhet shmangur që në mbjellje dhe tregtimin e farës.

Deklarata e zyrtarit të lartë të policisë në një takim me strukturat drejtuese në Vlorë, vjen pak ditë pas largimit të drejtorit të policisë në këtë qytet, Gentian Shehaj, i cili u zëvendësua nga Artion Duka./TCH/
Shtuar më 13/03/2019, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori