Përgjatë 24 orëve të fundit në Vlorë kanë rezultuar
pozitiv 6 mësues, 1 nxënës në një shkollë jopublike dhe dy edukatore.
Numri total i rasteve të reja kap shifrën e 40 personave, mes të cilëve rezultojnë
pozitiv dhe 2 kujdestare të shtëpisë së foshnjës, një sekretar pranë Gjykatës së Apelit dhe një jurist i përmbarimit publik.
Rastet e tjera janë kryesisht
raste kontakti dhe pensionistë.
Kujtojmë se gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë, kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 16 qytetarë, si dhe janë regjistruar 545
raste të reja nga 2026 testime të kryera.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 19:00