Vlora “mbytet” nga droga, zbulohet një tjetër sasi e madhe kanabisi
Në sajë të operacionit masiv antidrogë në Llakatund, gjatë ditës së sotme është gjetur një tjetër sasi lëndësh narkotike në fshatin Drithas, ku është sekuestruar rreth 600 kg cannabis sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.

Njoftimi i policisë

Vlorë Policia:

Vijon operacioni masiv antidrogë në Llakatund.Gjatë ditës së sotme gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas !Sekuestrohen rreth 600 kg cannabis sativa.

Sasia ështe gjetur gjatë kontrollit të territorit përrreth ku u gjet sasia e madhe gjate operacionit.

Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë.

Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.

Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg.

Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.

Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori