Vlora Çitaku zëvendësministre, Memli Krasniqi zëdhënës i Qeveris&eum
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka emëruar në postin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitakun, ndërsa zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka emëruar Memli Krasniqin.“Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar vendimet për emërimin e znj. Vlora Çitakut në postin e zëvendësministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe emërimin e z. Memli Krasniqi në postin e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Këto vendime, sipas këtij njoftimi, do të kompletojnë edhe më shumë kapacitetet e qeverisjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do të rrisin performancën dhe efikasitetin e punës së saj. (Telegrafi)
Shtuar më 08/10/2008, ora 04:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori