Vlorë, shkrumbohet nga flakët një makinë në rrugën "Transballkanike"
Një makinë është përfshirë nga flakët në Vlorë, në rrugën Transballkanike.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se automjeti ka qënë i parkuar në momentin e ngjarjes dhe sipas bluve të Vlorës ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30.

Kanë qenë banorë të pallatit që kanë njoftuar policinë, ndërsa kanë filmuar edhe momentin kur mjeti u përfshi nga flakët.

Pas këqyrjes së vendngjarjes policia paraprakisht bën me dije se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike./albeu.com/
Shtuar më 23/03/2017, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori