VLORË/ Kanosi me automatik 36 vjeçarin, policia prangos të riun
Policia e Vlorës ka bërë me dije se ka vënë në pranga një të ri, i cii ka kanosur me armë një shtetas për motive të dobëta. Rasti në fjalë është shënuar një ditë më parë, ndërsa uniformat blu tashmë kanë sekuestruar armën në cilësinë e provës materiale.

Ne pranga ka përfunduar shtetasi Marjus Kapaj, 23 vjeç, banues në Selenicë, i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin F.F., 36 vjeç, banues në Selenicë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik 56, 15 fishekë, 1 krëhër dhe 1 gëzhojë të kalibrit 7.62 mm.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe “Kanosje”. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori