Vlonjatit i digjen qëllimisht dy makina mes natës
Mbrëmjen e kaluar në Vlorë një qytetari me inciale E.A, i janë djegur njëhërësh, të dy makinat e tij, një Benz dhe një BMW.

Ngjarja ka ndodhur në orë 2:00 pas mesnate në lagjen "1 Maji"

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht ka konstatuar se zjarrvënia ka qënë e qëllimshme.

Një tjetër makinë është djegur rreth orës 00:40 në fshatin Bishan, Vlorë, një "Volksëagen" në pronësi të shtetasit K.T., banues në Kafaraj, Fier.

Por, nga hetimet doli se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet. /albeu.com/

Shtuar më 14/04/2018, ora 08:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori