Vlonjati nga Anglia fshihte mijëra paund në çantë, si u zbulua në Kakavijë
Një sasi e madhe paundësh britanikë dhe eurosh është sekuestruar nga policia kufitare në Kakavijë.

Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit bën me dije se iu sekuestruan një shtetasi nga Vlora banues në Angli.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në fundin e një çante, 15450 paund dhe 2350 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”- sqaron policia.

Njoftimi:

Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15450 paund dhe 2350 euro.

Procedohet penalisht 48-vjeçari, poseduesi i shumave monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia Kufitare se shtetasi B. M., nga Vlora, rezident ne Angli, merrej me transport të vlerave monetare te padeklaruara, mesditën e sotme në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. M., 48 vjeç, lindur në Vlorë dhe rezident në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin furgon, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në fundin e një çante, 15450 paund dhe 2350 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi B. M., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shtuar më 02/10/2020, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori