Inter-Roma ndeshje delikate për zikaltërit, ultrasit “Curva Nord” mesazh ekipit

Moment delikat për Interin dhe ndeshja ndaj Romës mund të jetë një pikë kthese.

Një delegacion nga Curva Nord, tifozeria ultras e Interit, është paraqitur sot në Appiano Gentile, vendi ku ekipi i Interit kryen stërvitjen.

Ata kanë dhënë një tjetër mesazh të qartë këtë herë, por ndoshta mund të konsiderohet një mesazh karikues.

“Ndeshja kundër Romës është thelbësore për të dalë nga ngërçi i fillim sezonit”, ka qenë mesazhi i ultrasve zikaltër të cilët presin një reagim nga lojtarët e Interit./ h.ll/albeu.com