Vllasi: Serbia ”po kërkon të pamundurën”
Albeu.com
Ish politikani komunist kosovar e jugosllav Azem Vllasi vlerësoi se Serbia ”po kërkon të pamundurën”, e kjo është që “Kosova të mbetet në përbërjen e saj”.Në deklaratën për numrin e sotëm të gazetës “Dan” të Podgoricës, Vllasi ka shfaqur shpresën se, përveç Serbisë, të gjitha shtetet të cilat janë formuar nga hapësira e ish Jugosllavisë, si dhe Shqipëria, do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Sipas fjalëve të tij, serbët në Kosovë ”mund të llogarisin në siguri më të madhe se deri tash, sepse do të jetojnë në kushtet e qëndrueshmërisë politike”.Vllasi tha edhe se misioni që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do ta dërgojë në Kosovë nuk do të ketë detyrë që të negociojë për statusin e Kosovës.“Kjo nuk është mision negociator por mision i cili do të duhej vetëm që të shoh disa fakte në terren dhe të qëndrojë dy-tri” tha Vllasi.

Ai vlerësoi edhe se Rusia nuk do të konfrontohet me perëndimin lidhur me statusin e Kosovës. start
Shtuar më 09/04/2007, ora 19:20
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori