Vllado Buçkovski merret në pyetje para gjykatësit hetues
Albeu.com
Ish-kryeministri dhe ministër i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski në mëngjes arriti në Gjykatën themelore Shkup 1 që të deklarohet para gjykatëses hetuese Katica Jovanovska.Komisioni i Kuvendit për çështje të rregullores dhe të imunitetit dhe mandatit dje e pranoi kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Buçkovski, që e kërkoi gjykatësi hetues rreth kallëzimit të parashtruar penal nga policia financiare.

Kallëzimi penal është për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim gjatë furnizimit të pjesëve rezerve për tanket të armatës T-55 të marra si donacion nga Bullgaria në vitin 2001, nga i cili është bërë dëm material prej rreth tre milionë eurosh në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë.

Me transparante, mbështetje ndaj Buçkovskit në mëngjes para Gjykatës i dhanë deputetët nga radhët e LSDM-së dhe anëtarët të partisë. start
Shtuar më 04/08/2007, ora 10:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori