Rregullat për karantinën mund të forcohen: Burg deri në 15 vjet

Rregullat për ruajtjen e distancës sociale mund të ashpërsohen. Deputetet e mazhorancën, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka, propozuan në Komisionin e Ligjeve ndryshime në Kodin Penal.

Në propozimet e tyre, parashikohen aplikime të masave të forta për ata që nuk u binden rregullave shkruan abcnews.al.

“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit”, shkruhet në propozim.

Në draftin e propozimeve thuhet se kush shkel urdhrin e karantinës, dhe ky veprim shkakton pasoja me vdekje, do të dënohet nga 5-15 vjet burg.

Propozimet do të shqyrtohen në seancën plenare, më 16 prill.


Shtuar 9.04.2020 13:44