Vlerësohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka pritur delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Hungari-Shqipëri. Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Hungarisë.


Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kuvendit, kreu i delegacionit të deputetëve hungarezë Alpar Goyparos, u shpreh i impresionuar nga ndryshimet në Shqipëri, ndërsa theksoi angazhimin e përbashkët të grupit të miqësisë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet në nivel parlamentar si dhe në të gjitha fushat e tjera.

Kryeparlamentarja Topalli falenderoi Hungarinë për mbështetjen që ka dhënë ndër vite ndaj procesit integrues të Shqipërisë, ndërsa kërkoi mbështetjen edhe në këto momente të rëndësishme ku për pak javë Këshilli i Ministrave në BE do të japë vendimin final mbi dhënien e statusit kandidat. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori