Çan murin rrethues dhe bëhet “copash”, pamje nga aksidenti tragjik në Lezhë ku humbën jetën dy të rinj (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në Tale të Lezhës, ku një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë kanë humbur jetën dy shtetas.

albeu.com ka siguruar pamjet dhe sipas burimeve, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një objekti duke u bërë “copash”.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/