Vlahutin për ONM: Hapi i parë i Reformës në Drejtësi, kundërshti nga ato që kanë interesa personale
Ditën e sotmegjatë prezantimit të sondazhit “Besimi në qeverisje 2016”, ka folur mbi Reformën në Drejtësi dhe besimin në instituciuone, Romana Vlahutin.

Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh e lumtur pasi pas dy vitesh është arritur që qytetarët të kenë besim tek institucionet e BE-së.

Përsa i përket Reformës në Drejtësi ajo u shpreh se hapi i parë u hodh dje me ardhjen në Shqipëri të ONM-së.

Sipas saj ka pasur qindra aplikime për tu bërë pjesë e Vettingut ndër kundërshtime vetëm nga ato që kanë interesa personale.

“2 vite më parë kishte shumë pak besim tek gjyqësori. Kemi 2 vite që luftojmë për të rritur besimin e qytetarëve te drejtësia. Hapi i parë i reformës në drejtësi, nisi dje me ONM. Qytetarët shqiptarë kanë besim tek institucionet e BE. Dje kanë qenë më shumë se 100 aplikantë për ONM. Kundërshti ka patur vetëm nga ato që kanë interesa personale”, tha ambasadorja Vlahutin./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori