Vladimir Gjuta dhunon të atin
Njeriu i cili u akuzua si organizator i sulmit me tritol në farmacinë e babait të ministrit Tahiri, por që më pas u lirua për mungesë provash është vënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij.

Duke shkuar në banesën e këtij të fundit, Vladimir Gjuta ka shkelur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga Gjykata e Kukësit për armëmbajtje pa leje. Për të atin është plotësuar edhe kërkesë padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2016, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori