Vjosa Osmani: VV refuzoi kërkesën tonë, na tha "Jo"
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për bisedimet mes partisë së saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisjen e vendit.

Osmani ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “dje çka ndodhi ka filluar nga pardje”, duke shtuar se Albin Kurti njoftoi “njëfarë shpallje e dështimit të negociatave”

Ajo ka thënë se LDK’ja nuk ka ditur se si do të vepronte VV’ja në seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës, para propozimit të Glauk Konjufcës për kryeparlamentar.

“Kur shkuam në Kuvend tentuam të marrim vesh se çfarë po ndodh”, ka thënë ajo. “Nuk morëm përgjigje”, ka treguar Osmani.

Osmani ka thënë se LDK’ja ka kërkuar nga VV’ja të bisedojnë edhe një javë, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes.

“Ishim optimistë që mund të arrihej një marrëveshje. Kërkuam edhe një javë kohë nga VV, na thanë jo”, është shprehur ajo.

“Ia ka vlejtur barra qiranë të provojmë edhe një javë”, ka thënë Osmani në T7.

“Nuk ka pasur asnjë nevojë të merret një vendim i tillë, t’i dëmtojë raportet”, ka vlerësuar ajo, duke iu referuar propozimit të Konjufcës së VV’së për kryetar të Kuvendit.

/Express/
Shtuar më 27/12/2019, ora 23:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori