Pas Ermionës, Sabiani kërkon që Keisi të largohet nga “Big Brother VIP”, mesazhi epik i këngëtarit (VIDEO)

Pas romancës së nisur, të Keisit me Kristin Sabiani duket se i ka harruar deklaratat se vajza e tij kishte të gjithë lirinë e botës për të bërë çfarë i do qejfi në “Big Brother VIP”.

Lidhjen e tyre Sabiani e ka kundërshtuar hapur që në momentin që doli në pah lidhja e Kristit jashtë Big Brother VIP. Majde babi i Keisit shkoi deri aty sa fshiu të gjitha fotot me të bijën në Instagram dhe e hoqi nga ndjekesat.

Në një video të fundit të publikuar në Instagram, në mbishkrim Sabiani shkruan: “Ermiona merre dhe vajzën time jashtë kur të dalësh”.

Ky mesazh vjen pas skualifikimit të Ermionës nga Vëllai i Madh ditën e sotme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sabiani (@sabiani_original)


Shtuar 1.03.2023 15:15