Kujt i shkon më shumë? Xhemi Shehu dhe Ilva Tare bëjnë “xing” me veshjen (FOTO LAJM)

Rastet kur personazhet e njohur të ekranit shqiptar janë kombinuar njësoj apo dhe kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje nuk kanë munguar asnjëherë.

Së fundmi duket se dy moderatoret e njohura, Xhemi Shehu dhe Ilva Tare kanë bërë ‘xing’ me të njëjtin model kostumi.

Shehu është shfaqur gjatë prezantimit të ‘Portokalli’ me kostumin serioz në ngjyrë jeshile, model të cilin e ka veshur ditën e djeshme edhe gazetarja e njohur, Ilva Tare. Siç duket vajzat e ekranit kanë preferuar jo vetëm të njëjtin model, por edhe të njëjtën ngjyrë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që moderatoret e njohura bëjnë ‘xing’ në daljet e tyre televizive me të njëjtat zgjedhje. Më parë edhe Bora Zemani me Kiara Titon apo Bieta Sulo me Rudina Magjistarin kanë veshur të njëjtën veshje në daljet e tyre publike.


Shtuar 2.06.2020 12:17