Heroi shpërtoi vëllain dhe shokun por u mbyt vetë, flet roja: Si “e përpinë” dallgët Anri Kashikun

Ditën e djeshme një 19-vjeçar humbi jetën në Durrës, pasi tentoi të shpëtojë nga mbytja vëllain e tij të vogël dhe shokun e tij.

I riu u fut në det bashkë me rojen bregdetare, Igli Shahinaj për të shpëtuar dy të miturit.

Shahinaj rrëfen se arritën të nxirrnin dy të vegjlit, por 19-vjeçari në atë moment u zhduk dhe nuk mundi ta shihte më, pasi dallgët e kishin tërhequr.

Komentet Igli i bëri në një intervistë për ABC.

“Ishim sinjalizuar që asnjë person s’do të futej në det për shkak se ishte i trazuar. Pamë dy të vegjël që po futeshin dhe u nisëm për tu dhënë ndihmë. Me mua vjen edhe vëllai i tij për të ndihmuar. I nxjerrim të vegjlit. Kthehem për të parë edhe për vëllain, por nuk shikohej trupi i tij”, tregon ai./albeu.com/