Vjeshtës së ngrohtë i erdhi fundi! Fundjava sjell reshjet e borës
Vjeshta e këtyre ditëve ka qënë e butë dhe pa shumë reshje duke na krijuar kohën perfektë për të ndryshuar edhe garderobën.

Por sipas parashikimit të meteorologëve, ditët e fundit të javës, moti do të ndryshojë.

Duke filluar nga dita e enjte, kthjellimet vijojnë ndikimin e tyre në jug dhe qendër, por kthjellime dhe vranësira kalimtare do ketë në veri të vendit.

Pjesa e dytë e ditës mbetet kryesisht me kthjellime në vend duke përjashtuar veriun - lindjen ku do ketë dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por një rritje të lehtë sjell mesdita duke ngjitur maksimumin pranë 28°C.

Ndërsa fundjava do të ketë një rënie të ndjeshme temperaturash deri në 7- 8 gradë C, duke bërë që zonat malore të shënojnë vlera deri 0 gradë C dhe reshje dëbore në zonat e thella malore. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2017, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori