VIDEO/ Zhbllokohet ndeshja, Polonia ndëshkon Shqipërinë

Shqipëria fillon fushatën kualifikuese të Euro 2024 sonte në orën 20.45, teksa do përballet me Poloninë në Varshavë. Pak më parë trajneri i kuqezinjve, Silvinjo dhe ai i polakëve, Fernando Santos kanë shuar të gjitha dilemat e tyre dhe kanë vendosur për titullarët që do zbresin në fushë.

Tekniku i ri i Shqipërisë, Silvinjo duket se ka ndryshuar shumë gjëra në përbërjen e skuadrës. Optimizimi është i madh, teksa shpresohet se mund të arrihet një rezultat pozitiv.

Skema ka ndryshuar, tani luajmë me 4-3-3. Nga minuta e parë luajnë lojtarë si Asani, Çikalleshi dhe Uzuni. Në mesfushë ka elementë si Gjasula. Prapavija formohet nga Balliu, Hysaj, Mihaj dhe Kumbulla. Në krahun tjetër, “timonieri” Santos ka zgjedhur të luajë me më të mirët.

Polonia (4-4-2): Szczesny; Bednarek; Linetty; Frankowski; Salamon; Kiwior; Kaminsky; Zielisnki; Zalewski; Swiderski; Lewandowski. Trajner: Fernando Santos

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj; Ramadani, Asllani, Gjasula; Asani, Cikalleshi, Uzuni. Trajner: Sylvinho

Minutë pas minute:

41- Polonia zhbllokon ndeshjen, autori i golit është Swiderwski, pas një asisti të Kaminskit.

 


Shtuar 27.03.2023 21:32