Vjeshta vjen e ftohtë, malet e Kukësit zbardhen nga dëbora
Përkeqësimi i kushteve të motit në të gjithë vendin ka sjellë borën e hershme në malet e Kukësit.

Bora e parë zbardhi majat e Gjallicës dhe Koritnikut në Kukës. Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe malet e Sharrit në Kosovë.

Jemi në muajin e parë të vjeshtës, por duket se dimri ka trokitur mjaft shpejt në verilindje të vendit.

Reshjet e dëborës u regjistruan pas mesnate, kur temperaturat shënuan rënie të ndjeshme pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.

Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtër do të vijojnë edhe përgjatë të dielës në disa zona të vendit.

Shtuar më 27/09/2020, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori