Vjene: Perplaset autobusi nga Kosova, 6 te vdekur
Albeu.com
Autoritetet thonë se nga përplasja e një autobusi dhe dy kamionave, në një autostradë në Austri, kanë humbur jetën 6 vetë dhe janë plagosur së paku 30 të tjerë. Policia austriake tha se përplasja ndodhi të dielën në mesnatë afër vendbanimit ...... Hajlegenkrojc, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që humbën jetën apo për shkaqet e aksidentit. Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarët nga Kosova për në Gjermani. Policia sot ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta. Autobusi është i kompanisë “Polluzha” nga Prizreni dhe mësohet se në të kanë qenë gjithsej 42 udhëtarë. (alsat-m)
Shtuar më 22/02/2010, ora 16:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori