Vjenë, përfundon në Vjenë takimi i trojkës (video)
Albeu.com
Skënder Hyseni theksoi se Ekipi i Unitetit në takimin me treshen ndermjetesuese ka konfirmuar përcaktimin e tij se dëshiron mbrojtje të plotë të minoriteteve në Kosovë, sidomos të serbëve, në bazë të planit Ahtisari. type="application/x-oleobject" width="320" height="290">




showstatusbar="true" src="http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/multimedia/1188475362.wmv">


Delegacioni i Prishtinës ka përfunduar takimin në Vjenë me Treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës. Pas takimit, zëdhënësi Skënder Hyseni citohet të ketë thënë se Treshja ka konfirmuar parimet e Grupit të Kontaktit- rreth integritetit territorial të Kosovës. Ai po ashtu ka deklaruar se delegacioni kosovar ka prezantuar vizionin mbi raportet e ardhshme të Kosovës e të Serbisë, si shtete të barabarta dhe të pavarura.
Merret vesh se Ekipi i Unitetit, menjëhere pas takimit, është nisur për në Prishtinë.
Ashtu sikur është paraparë, pasdite Treshja takon ekipin negociator serb.
Pas atij takimi priten prononcime per media nga ana e Treshes- Uizner, Ishinger dhe Harcenko.
Shtuar më 30/08/2007, ora 15:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori