Vjen të martohet, e marrin peng për 4 orë
Pëlqej
Një malazez që kishte ardhur në Shqipëri për t'u martuar është marrë peng për 4 orë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në një fshat të Lezhës. "Balkanweb" shkruan se lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës.

Sipas këtyre burimeve, dy shtetas malazezë kishin ardhur në Lezhë, por njëri prej tyre është marrë peng. Ndërhyrja e shpejtë e bluve ka bërë që pengu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, të lihet i lirë.

Policia nuk jep asnjë informacion në lidhje me fshatin ku ndodhi ngjarja, emrat e malazezëve dhe të pengmarrësve, por dyshohet se autorë të pengmarrjes janë të afërm të nuses.

Materialet për këtë ngjarje të mistershme pohohet t'i kenë kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori