Vjen përgjigja, gjyqtari Thanza i dënuar për vjedhje në Itali
Ish-gjyqtari Admir Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në Italia sipas autoriteteve të këtij vendi.

Kishte indicie, megjithatë ky fakt është konfirmuar nga letërporosia e ardhur nga shtetit fqinj, në llogari të Thanzës.

Edhe Thanza e ka pranuar kur e pyetur në prokurori këtë fakt.

ONM zbuloi gjatë vettingut që Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë ishte i dënuar për vjedhje.

Prokuroria pritet të vendos për dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e falsifikimit të falsifikimit të formularit te dekriminalizimit.

Në formularin e dekriminalizimit Thanza nuk kishte deklaruar dënimin.

Admir Thanza ishte dënuarItali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Shtuar më 08/01/2019, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori