Vjen njoftimi për maturantët, kur hapet portali për plotësimin e formularit
Të gjithë maturantët, të cilët nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z kanë mundësi të plotësojnë formularin online dhe datat janë publikuar, 27 deri në 31 maj të këtij viti. Njoftimi për rihapjen e portalit online të Maturës Shtetërore e-albania vjen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore e cila sqaron si më poshtë:

“Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se portali i Maturës Shtetërore online dhe Portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri më 31 maj 2019, nga ora 09.00 deri në orën 16.00. Plotësimi online i formularit A1/A1Z, bëhet në shkollat ku maturantët/kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur”.

Por kujdes, pasi procesi i plotësimit të Formularit A1/A1Z duhet të ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Përfaqësuesit e shkollës do të marrin kontaktet e maturantit/kandidatit për ta njoftuar më vonë për paraqitjen në shkollë për hedhjen e të dhënave shkollore të tre viteve të arsimit të mesëm.

Ndërkhë njoftohet se nga data 7 deri në 24 qershor do të jepen provimet e Maturës Shtetërore 2019.

Në 7 qershor do jepet provimi i gjuhës së huaj, 12 qershor provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, me 17 qershor provimi i Matematikës. Në udhëzimin e publikuar njoftohet se për të gjithë maturantët e vitit mësimor 2018-2019 provimi me zgjedhje do të mbahet në 24 qershor.
Shtuar më 23/04/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori