Vjen një lajm nga moti, mësoni nëse do të ndalen reshjet
Vranësiradendura dhe reshje shiu e dëbore dominojnë gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura paraqiten të jenë në zonat malore.

Pasditja dhe nata do të vijojnë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar edhe reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -4°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3- 4 ballë.


Shtuar më 10/01/2019, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori