Vjen në jetë pas 15 sekondash fëmija i parë i vitit 2017
Pasi kishin kaluar vetëm 15 sekonda nga ndërrimi i viteve, ka ardhur në jetë foshnja e parë shqiptare. Ishte Entela Shehu, 39-vjeçe e cila solli në jetë vogëlushin e quajtur Sotir.

Burime të Albeu.com bëjnë me dije se djali peshon 3 kile e 750 gram dhe u prit nga doktor Rezart Ajazi. Bebja bashke me nënën e tij ndodhen në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Bebja tashmë me emrin Sotir erdhi në jetë në orën 00:00:15.

Familjes Shehu iu është shtuar një gëzim dhe stafi i Albeu.com i uron Sotirit jetë të gjatë dhe të shëndetshme./Albeu.com/

Shtuar më 01/01/2017, ora 09:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori