Vjen mesazhi i fortë nga SHBA-ja: Zyrtarët e korruptuar të bëhen gati për lajmin e keq
Ambasada Amerikane në Tiranë, ditën e sotme në faqen e saj zyrtare në Facebook ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë zyrtarët e korruptuar.

Zyrtari amerikan, zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski, gjatë aktivitetit mbi Projektin për Planifikimin dhe Qeverinë Vendore të USAID/Albania është shprehur se ndryshimi që do të vijë është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen.

Postimi i plotë

“Jo të gjithë ndajnë qëllimet tona për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.” – ka thene ai.


Shtuar më 24/09/2019, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori