Makina përfundon e përmbysur në lumë në Berat, brenda saj nëna dhe fëmija (VIDEO)

Një automjet ka rënë në lumin Osum mesditën e sotme.

Kanë qenë qytetarë të shumtë beratas ata që kanë vrapuar për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerre fillimisht fëmijën që ndodhej në mjet.

Më pas me mbërritjen e zjarrfikësve dhe ambulancës është bërë e mundur dhe nxjerrja e drejtueses së mjetit,

Nëna dhe fëmija u dërguan me ambulancë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre./albeu.com

 


Shtuar 27.06.2022 14:38