Vjehrri i nxjerr të "palarat" nuses: Nuk ishte e virgjër kur u martua…
19-vjeçarja Elda Tunushi e cila i hodhi vjehrrës helm në gotën e kosit është lënë e lirë nga gjykata deri në përfundimin e hetimeve.

Pas këtij vendimi, ka reaguar vjehrri i saj i cili është akuzuar nga 19-vjeçarja për përdhunim.

Eduart Stafa ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës duke shtuar se 19-vjeçarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij.

Stafa insiston se gota me helm ishte adresuar për gruan e tij se ishte pikërisht ajo që ja kërkoi nuses kosin.

“I kam falur virgjërinë pasi djali nuk e gjeti vajzë, i fala lidhjen me një burrë të martuar në fshatin e saj të lindjes, por nuk kam ndërmend ti fal tentativën për vrasjen e gruas time”, -shprehet Eduart Stafa.

Ndërsa lidhur me vendimin e djalit të tij nëse do të divorcohet me gruan e tij apo jo,ai tha se e po e pres të kthehet nga Greqia për të dëgjuar vendimin e tij por nusja në këtë derë nuk shkel më tha Stafa. /albeu.com/

Shtuar më 08/07/2017, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori