Vjehrri i nxjerr të "palarat" nuses: Ishte e lidhur me një burrë me dy fëmijë...

Vetëm para dy ditësh në Durrës një nuse 19-vjeçare tentoi të vriste vjehrrën e saj duke i hedhur helm në gotën me kos.

Pas deklaratave në polici të nuses dhe vjehrrës, ka dëshmuar edhe vjehrri i cili ka bërë një deklaratë të pabesueshme.

47-vjeçari ka deklaruar se nusja nuk e ka dashur djalin e tij.
“Nusja nuk e ka dashur djalin tim, shkruan GSH.

"Atë e kanë martuar me zor prindërit e saj. Elda pranoi vetë në polici se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj.

I gjithë faji është i krushkut që arriti puna deri këtu. Pastaj vajza e tij dashuron një burrë me dy fëmijë nga fshati i saj i lindjes, në ZallReç të Dibrës. Ia kam gjetur mesazhet e dashurisë në celularin tim.

Gjithashtu, nuses së tim biri i kam gjetur edhe një mal me letra dashurie. Të gjitha këto prova ia kam dorëzuar policisë”. Kështu deklaroi dje Eduart Stafa nga fshati Milaq i Shijakut.

47- vjeçari tha se djali i tij 20-vjeçar u martua me shkuesi me vajzën 19-vjeçare nga Dibra dhe se mblesë u bë halla e kësaj të fundit, që është e martuar në fshatin Milaq.

Ndërkaq, vjehrri i 19-vjeçares pohoi se krushku nga Dibra ia dërgoi të birin, Donaldin në Greqi pa dijeninë e tij dhe pa dokumente dhe ky është halli më i madh i tij. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori