Vjehrri i kreut të PS-së në Kavajë në kërkim për skandalin e tokave në bregdet
Një ndër persona e shpallur në kërkim për skandalin e tokave në bregdetin e Spillesë, është edhe vjehrri i kreut të PS-së së Kavajës, Gentian Dajës.

Ai quhet Seid Cikalleshin, me detyrë drejtor i Hipotekës së Kavajës.

Cikalleshi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Policia e Shtetit bën me dije se Cikalleshi ka qenë në majë të këtij abuzimi me pronat publike, të cilat falsifikoheshin si toka bujqësore me pronarë të hershëm dhe më pas u shiteshin në mënyrë të jashtëligjshme disa personave që do t’i shfrytëzonin.

Cikalleshi aktualisht mban postin e drejtorit të Ujësjellësit të Kavajës.

Ai, në bashkëpunim me nënprefektin e Tiranës dhe zyrtarë të tjerë, akuzohen për tjetërsimin e 36 hektarëve tokë në bregdet. /albeu.com/


Shtuar më 15/11/2017, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori