Eksperienca në “Big Brtoher VIP”, habit Balina Bodinaku: Më ka ardhur në majë të hundës

Balina Bodinaku ka dhënë së fundmi një intervistë ku është shprehur se ndonëse “Big Brother VIP” ka përfunduar, njerëzit vazhdojnë ta pyesin për të.

Kjo është bërë e lodhshme për opinionisten.

“Më ka ardhur kudo ku shkoj, është normale që të merrej publiku se prandaj ishte ai format, dhe me vjen mirë. Por më ka ardhur në maj të hundës, se në çdo studio më pyesin për Big Brother.

I tejkaloi parashikimiet e të gjithëve, produkisonit, të mijat apo dhe vetë njerëzve. Kam takuar njerëz që thonin nuk e dija që do të bëhesha kaq i varur nga “BBVIP”, ka thënë Balina.

Kujtojmë se në dhjetor do të fillojë “Big Brother VIP 2”, por ende nuk dihet nëse Balina do të jetë sërish opinioniste.