Vjehrri hedh poshtë akuzat e nuses për përdhunim: S’e kam dashur kurrë
Pëlqej
Pas dëshmisë rrëqethëse të Marsidës nga Lushnja, se vjehrri i saj e kishte përdhunuar për 2 vite e gjysmë, ka reaguar ky i fundit në një linjë telefonike nga Italia.

Anastasi jo vetëm që mohoi akuzat,por tha se nuk e kishte dashur asnjëherë nusen, shkruan BW.

“Jam shumë i qetë moj. Po e nis nga fillimi.. Unë Marsidën se kam dashur që në fillim.

Por e mori gruan dhe nusja. E morën 3 muaj në Itali, Marsida iku nga shtëpia.

Erdhi pas 3 muajve, qëndroi në Shqipëri. Kur jam kthyer në Shqipëri me gjithë gocën, kemi shkuar e kemi parë gocën.

E morëm gocën bashkë me Marsidën. Nuk punoi asnjë ditë, nuk mësoi asnjë llaf italisht. Deklaratat e mia i kam dhënë në polici”, tha vjehrri. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2017, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori