Vjehrri grek i Klodi Lesit: Ja në çfarë gjendje e gjeta nipin
Vjehrri i Klodi Lesit, Heralambos Mavromatis ka rrëfyer sesi e ka gjetur nipin e tij 4-vjeçar në momentin kur iu arrestua dhëndri.

Mavromatis ka treguar për mediat greke se nipi i tij 4-vjeç ishte dobësuar shumë dhe se ishte me rroba të vjetra.

"Djali ishte i paushqyer. Ishte dobësuar shumë dhe ishte i tronditur. Më erdhi shumë keq nga çfarë pashë. Vetëm qante", tha ai.

Klodi Lesi, shqiptari që masakroi gruan e tij greke dhe mori peng djalin 4-vjeç u arrestua sot nga policia helene vetëm 1 kilometër larg vendit ku kreu krimin. /Albeu.com/
Shtuar më 24/01/2016, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori