“Mbyte, bjeri”, nxënësit dhunojnë mes klase bashkëmoshatarin (VIDEO)

Disa nxënës në një shkollë 9-vjeçare në Kombinat kanë rrahur e dhunuar barbarisht shokun e tyre brenda ambienteve të klasës, ndërsa gjithë përleshja është filmuar nga një tjetër nxënës.

Përballë barbarisë së dhunës, nxënësi përpiqet të mbrohet por pa sukses. Rreth tij, dëgjohen thirrje të tipit “mbyte, bjeri”, dhe fëmijë që qeshin me të madhe teksa duke e rrahur, e filmojnë shokun e tyre dhe më pas videon e hedhin në Instagram. Dhuna dhe bullizimi është një problem shqetësues në shkollat shqiptare.

“Pershendetje joq desha te ngre nji shqetesim se cfar po ndodh me te rinjt e sotem ne shkollat publike 9 vjecare dhe gjimnazet bullizmi aty esht i pranishem por dhe publikohen ne story ne instagram. Ne nje shkolle ne kombinat!“- shkruhet në denoncimin e mbërritur në redaksinë e “JOQ”.


Shtuar 10.02.2020 22:02