"Vjedhje sipas ligjit", kater ministri nen hetim
Albeu.com
Shkup - Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë në një prononcim ka thënë se do të hetojë të gjitha rastet për keqpërdorim që ka publikuar Revizioni Shtetëror.Deputetët e partisë qeverisëse VMRO DPMNE nuk lejuan të premten zhvillimin e një mbledhje të një komisioni në parlament ku Revizioni Shtetëror do të duhej të prezantont parregullsitë që ka gjetur në Ministritë e Jashtme dhe të Transportit.

Më herët, ky institucion tha se parregullsi ka patur edhe në ministritë e Punës dhe të Drejtësisë. Nga qeveria nuk ka pasur reagime, ndërkohë ministritë nëpërmjet komunikatave kanë thënë se puna e tyre është e bazuar në ligj.

Por Prokurori i Përgjithshëm, Lupço Shvrgovskli tha se është duke hetuar shqetësime te ngritura nga revizori shtetëror. Revizorët në raportet e tyre për punën e ministrive thonë se në katër prej tyre janë harxhuar disa milionë euro në mënyrë jo të rregullt dhe kundër ligjore. (bbc)
Shtuar më 10/10/2009, ora 17:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori