Atl Madrid triumfon në derbi ndaj Realit (VIDEO)

Atletiko ka fituar derbin e qytetit kundër Realit me rezultatin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”.

Goli i Karraskos nga pika e bardhë e penalltisë i mjaftoi skuadrës së Simeones për suksesin në këtë ndeshje.

Trajneri i “Los Blancos” Karlo Ancceloti e startoi sfidën me një formacion të mbushur me zëvendësues, me qëllimin për të ruajtur më të mirët për finalen e Championsit.

Me këtë fitore Atletiko konsolidon vendin e 4-të në renditje, një hap tjetër ky për një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.


Shtuar 8.05.2022 23:11