Vjedhja në BSH, vjedhje si nëpër romane
Pëlqej
Vjedhja në Bankën e Shqipërisë është cilësuar nga shkrimtari Dritëro Agolli si vjedhje e ngjashme me ato të romaneve. Në një intervistë për GSH, Agolli kërkon që guvernatori të marrë fajin mbi supë lidhur me këtë ngjarje.

“Kjo e fundit ishte vjedhje si në romane. Për ne që shkruajmë, për shkrimtarët ku hyj dhe unë, kulmi është ky. Kjo ngjarje e arrin kulmin e korrupsionit, kulmin e vjedhjes dhe të shkeljeve. Situata është shumë e rrezikshme, pasi krijon pasiguri në popull, e jo vetëm tek ata që kanë lekë në banka. Një njeri i thjeshtë, që nuk i ndërlikon shumë idetë, mund të mendojë që pas kësaj ngjarje, është më mirë të mos vërë para në banka, pasi nëse një vjedhje e tillë bëhet në Bankën e Shqipërisë, në një institucion aq të rëndësishëm, çfarë ndodh me të tjerat? Ju prisni të ketë ndikime? Situata ndikon, qoftë nga ana materiale, qoftë nga ana psikologjike. Ka trishtim të madh! Ka pasiguriGuvernatori dhe të tjerët po shkelin një bankë të tërë. Le të përgjigjet, le të marrë fajin mbi supe, edhe pse është e vështirë ta marrësh fajin përsipër se do të arsyetosh, do më numërojnë vitet që isha këtu apo ku i kam dërguar fëmijët etj” shprehet Agolli.

Ai gjithashtu sugjeron që dikush duhet të ketë kontroll mbi bankën e Shqipërisë.

“Shteti nuk ndërhyn në bankë , por kjo nuk duhet të jetë kështu, duhet edhe në Kushtetutë të përcaktohet që banka varet nga dikush”, nënvizon Agolli.
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori