Kur pritet masa e sigurisë për ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani,
Prokuroria e Tiranës nis hetimin e transaksioneve të
kryera nga institucioni që ai ka drejtuar. Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të "GSH", të cilat thanë se do të
verifikohen të gjitha
transaksionet, sidomos ato të
kryera prej vitit 2011, kohë në të cilën Ardian Bitraj, ishpërgjegjës i Arkës Stok, u pohoi hetuesve se ka nisur vjedhjen në Thesarin e Shtetit.
Burime nga
prokuroria shprehen për "GSH" se ka dyshime që shumica e parave të zhdukura nuk u futën kurrë në
Thesar, por janë transferuar në llogari private.
Dërgimi në qeli i Fullanit, njeriut që deri më dje konsiderohej si i "paprekshëm", dhe Inspektores së Përgjithshme të BSH-së, Elivar Golemi, që me shumë gjasë, do të shoqërohet edhe nga të tjerë, ka bërë që
prokuroria të fokusohet tashmë për të zbuluar se ku kanë përfunduar milionat e vjedhura në Departamentin e Emisionit.
"Përmes hetimit të transaksioneve, mund të zbulojmë destinacionin e parave të vjedhura në
Thesar, pasi kemi dyshime të forta për transferimin e tyre jashtë vendit. Do të
verifikohen kryesisht
transaksionet e dyshimta të
kryera nga BSH. Është një hetim që do kohën e vet, pasi vepra penale është kryer në vazhdimësi.
Transaksionet që do të
verifikohen janë të shumta dhe, natyrisht, duhen parë dhe aspekte të tjera të çështjes", shprehet një zyrtar i Prokurorisë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014,
ora 09:45